Flet Alli, një ditë pasi u plaçkit nën kërcënimin e thikës në shtëpinë e vet

0
Gjigandi

Mesfushori i Tottenhamit dhe Anglisë, Dele Alli, ka thënë se është mirë dhe i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, pasi u plaçkit dhe u sulmua nën kërcënimin e thikës në shtëpinë e vet këtë javë.

Dy burra me maska ishin futur me forcë në shtëpinë e 24-vjeçarit në Barnet, në veri të Londrës, në orët e hershme të mërkurës.

Plaçkitësit e grushtuan në fytyrë futbollistin anglez dhe ia plaçkiten gjërat personale, përfshirë orët e dorës dhe stolitë.

Sipas mediave angleze, Alli ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë.

Në një reagim në Twitter një ditë pas incidentit, Alli shkroi: “Faleminderit për të gjithë mesazhet”.

RonaTyra

“Përvojë e tmerrshme, por të gjithë jemi mirë. E vlerësoj përkrahjen tuaj”, shtoi ai. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu