Financa në FSHF-ja “jep llogari” mbi procesin e shpërndarjes

0
Gjigandi

Në fillim të kësaj jave ka përfunduar ndarja e pagës së parë nga FSHF, prej 30 mijë lekësh (të rinj). Teksa është njoftuar për fillimin e shpërndarjes edhe për muajin e dytë, proces i cili është në vazhdim. Gjatë kësaj jave, administrata e FSHF-së ka kërkuar nga klubet listën emërore të personave që plotësojnë kriteret për një pagesë të tillë, të bashkëngjitur me numrat e llogarive bankare të secilit. Qoftë pjesëtar i stafit të ekipit të parë apo edhe i klubit, krahas futbollistëve.

Gazeta është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend dhe ka mësuar nga burime zyrtare se procesi i shpërndarjes ka nisur prej ditës së djeshme.

“Shpërndarja ka nisur dhe do të vijojë edhe nga e hëna e në vazhdim”, bëhet me dije nga FSHF. Gazeta ka mësuar gjithashtu se dje, në FSHF, sektori i financës ka bërë një analizë dhe raportim të plotë mbi këtë çështje te drejtuesit e lartë të institucionit. Njësoj si për pagesën e parë, nga e hëna e në vazhdim do të bëhet shpërndarja e plotë për të gjithë ata që e përfitojnë këtë pagesë.

Për muajin e parë, pati edhe raste që zyrtarë klubesh apo trajnerë të akademive nuk e përfituan si pasojë e faktit që ishin punonjës të regjistruar në bashkitë përkatëse, apo në ato raste kur kanë qenë të dypunësuar. FSHF, për shpërndarjen e këtyre dy pagesave prej 30 mijë lekësh (të rinj), ka bërë me dije se bëhet fjalë për një fond total që shkon deri në 80 milionë lekë (të rinj).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu