Finalja e sezonit Kukësi – Skënderbeu

[ad_1]

Finalja e sezonit Kukësi – Skënderbeu, “nxehet” ende pa zbritur skuadrat në fushë. Një ditë para superpërballjes se “Zeqir Ymerit”, klubi korçar ka reaguar për çmimet e biletave të vendosur nga ekipi organizator, 2000 lekë për tribunën kryesore dhe 1000 lekë për tribunën përballë. Praktikisht, për tifozët vendas është hyrja do të jetë falas, pasi klubi verilindore ka njoftuar se biletat do të shlyhen nga bisnesmenë vendas, të cilët kanë ofruar suport financiar për të patur mbështetje maksimale në stadium, ndërkohë që 300 mbështetësit e skuadrës mike duhet të shpenzojnë të paktën 1000 lekë një biletë.

Në qëndrimin zyrtar të Skënderbeut për këtë çështje shkruhet”

“E kuptojmë shumë mirë mundësinë që të jep një ndeshje e nivelit të tillë për të arkëtuar para për klubin nga shitja e biletave të stadiumit, por nuk mund të kuptojmë konceptin e përdorur për çmimin e vendosur. Kjo është sfidë e rëndësishme për çdo skuadër, por nuk mendojmë që vlera e caktuar, do ta pasurojë sa duhet klubin kundërshtar për atë numër të bilëtave që I takon tifozëve të skuadrës së Skënderbeut. Një çmim i tillë nuk është aspak normal, duke marrë parasysh edhe faktorët e tjerë që tifozët e Skënderbeut kanë për të udhëtuar nga Korça në Kukës. Bëjmë thirrje ekipit të Kukësit ta rishikojnë edhe një herë këtë absurditet në lidhje me çmimet e biletave, pasi ky trajtim nuk është parë dhe as nuk do të shihet ndonjëherë në Korçë. Gjithçka kërkohet është realitet dhe fair-play, pasi futbolli duhet ti bashkojë njerëzit e ti afrojë pranë stadiumeve, e jo ti ndajë ata”.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *