Fillojnë bisedimet mes klubeve, klubi italian kërkon transferimin e Raul Jimenez

0
Gjigandi

Raul Jimenez është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer me fanellën e Wolverhampton, teksa ka zgjuar interesimin e gjigantëve më të mëdhenj.

Liverpool, Real Madrid, PSG, Arsenal, Manchester United dhe së fundmi Juventus janë skuadrat e interesuar për meksikanin.

29-vjeçari ka bërë një sezon të madh me Wolverhampton Wanderers, duke shënuar 22 gola e duke asistuar në 10 të tjerë në të gjitha garat.

Juventus pritet të mbetet pa Gonzalo Higuainin, ndërsa janë në kërkim të një sulmuesi qendror.

RonaTyra

Jimenez shihet si lojtari ideal që të luaj përkrah Cristiano Ronaldos për edicionin e ri dhe meksikani pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Maurizio Sarri.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë nisur bisedimet me Wolves për tu njoftuar rreth situatës së lojtarit.

Wolves e vlerëson shumë Jimenezin, pasi meksikani shihet si pikë referuese në repartin ofensivë.

Mirëpo dëshira e lojtarit është të largohet në drejtim të një skuadre më të madhe ku do t’i jepet mundësia të luftojë për trofe.

Juve kërkon me çdo kusht transferimin e tij në Serie A, por për ta bërë një gjë të tillë duhet të shpenzojë rreth 60 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu