Filloi puna për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve

0
Filloi puna për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve
Gjigandi

Pas vendimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve, ky komisionin, sot e ka filluar e punën e tij, për hartimin e draftit të ri të kësaj rregulloreje, e cila më pas do ti nënshtrohet procedurave tjera, deri në miratimin e saj.

Njoftimi për media:

Në takimin e parë të këtij komisioni, të cilin e kryeson, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili e ka dhënë kontributin e tij, në këtë komision, për hartimin e draftit të kësaj rregulloreje, e cila përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe transefereve.

Në këtë takim, komisioni për hartimin e draftit të kësaj rregulloreje, i ka përshkruar të gjitha pikat në këtë draft, e cila më pas do ti nënshtrohet procedurave ligjore të debatit dhe konsultimeve, deri në miratimin e saj përfundimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu