Fileto pule e mbushur me djathë te verdhë dhe salcë

16


NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 fileto pule
200 gr djathë të verdhë
2 vezë, miell, galetë
3-4 kokrra domate
1 lk sheqer
1 lgj uthull
1 koncentrat pule
Kripë, piper i zi
3 lgj vaj ulliri
Borzilok / nenexhik

Përgatitja

Presim filetot e pulës në mes në formë xhepi. I marinojmë filetot me kripë dhe piper të zi dhe më pas i mbushim me djathë të grirë në rende. I kalojmë më pas filetot e mbushura të pulës në vezë, më pas në miell dhe në fund në galetë të trazuar me pak kripë, piper dhe djathë të verdhë.

Në një tigan që nuk ngjit vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe kalojmë filetot e pulës derisa të marrin një kore sipërfaqësore nga të dy anët. Më pas shtojmë domatet të cilat i kemi grirë në blender dhe i lemë të zijenë për 10-15 minuta duke shtuar uthull, pak sheqer, kripë, piper, një bustinë koncentrat pule dhe një lugë vaj ulliri.

Në fund shtojmë borzilok ose nenexhik të freskët dhe e shoqërojmë fileton e mbushur me djathë dhe me salcë me oriz ose pure patate.

(da.xha/BalkanWeb)

You might also like
Comments