Figurante në klipin e Nora Istrefit; gazetarja shqiptare tregon shumën qesharake që mori!

0
Gjigandi

Ndonëse prej disa vitesh ka krijuar emrin e saj në gazetarinë rozë, Genta Hodo gazetarja e “Jo vetëm modë” ka patur eksperienca të ndryshme pune si; banakiere, kamariere, babysiter etj.

Gazetarja ka qenë e ftuar në programin “Mes yjesh” ku ndër të tjera tregoi një eksperiencë si modele në klipin e Nora Istrefit.

Bëhet fjalë për klipin “Sa t’kom dasht” ku Genta si figurante është paguar vetëm me 2 mijë lekë.

“Kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”. Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë“, u shpreh Genta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu