Fifi sjell poza atraktive teksa nuk mungon dedikimi romantik për partnerin: Të kam krahë të zemrës

0
Fifi sjell poza atraktive teksa nuk mungon dedikimi romantik për partnerin: Të kam krahë të zemrës
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Fifi krahas angazhimeve dhe projekteve të reja, po shijon edhe një lidhje të re dashurie.

Pak kohë më parë, këngëtarja nga Ferizaj bëri zyrtare romancën me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Çifti më i ri më estradë nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin që kur bën publike marrëdhënien dhe njëjtë ka vepruar edhe këngëtarja në një postim të radhës.

Foto: Fifi/Instagram

RonaTyra

Teksa shihet tërë elegancë dhe në formë të mirë e veshur në kostum me ngjyrë të zezë të kombinuar me kapele dhe çizme të gjata ngjyrë rozë, Fifi në mbishkrim ka bërë një dedikim për partnerin që shihej prapa saj.

“Dashuri rozë, ty të kam krahë të zemrës”, ka shkruar krijuesja e hitit “Diell”, ndërsa etiketoi Adisin.

Foto: Fifi/Instagram

Kujtojmë që Fifi së fundmi tha se me Adisin u takua vetëm pak ditë pasi ajo u largua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ndryshe, projekti I fundit I Filloreta Raçit (emri i plotë) është “Hëna” që erdhi në bashkëpunim me dy ish-banorët e tjerë të BB VIP, DJ PM dhe DJ Dagz. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu