FIFA 21: Tregohet data e lëshimit e kësaj loje

0
Gjigandi

Të premten në mbrëmje, EA Sports lëshoi detajet e nisjes së ardhshme të FIFA 21 dhe Madden NFL 21.

EA Sports ka vendosur gjithashtu trilerin për dy lojërat sportive në internet.

Sipas kësaj, FIFA 21 do të dalë në treg më 9 tetor për PS4, Xbox One, Nintendo Switch dhe PC (Steam, Origin).

Kushdo që është anëtar i EA Access ose Origin Access mund të provojë lojën nga 1 tetori.

Me të dalë në treg PS5, do të jetë e mundur të azhurnoni lojën nga PS4 në PS5 ose nga Xbox One në Xbox Series X pa ndonjë kosto shtesë.

RonaTyra

Në konzolat e ardhshme, lojtarët e FIFA-s duhet të presin një përvojë të përmirësuar të lojërave, shkruan EA Sports.

“Kohë më e shpejt e ngarkimit, ndriçim më të mirë, teknologji të përmirësuar të animacionit dhe dizajn më intensiv të lojtarëve gjatë lojës”, shkruan në fund EA Sports. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu