Fieri dhe Patosi ‘’nuk përballojnë’’ reshjet e shiut/ Përmbyten 15 ha tokë bujqësore, rrezikohen dhe disa banesa

31

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Fierit.

Mësohet se disa prej rrugëve në këtë qytet janë përmbytur dhe se automjet po qarkullojnë me vështirësi të madhe.

Por edhe në qytezën e Patosit ka pasur probleme për shkak të reshjeve të shiut.

Dhe në Portëz janë bllokuar dhe përmbytur disa akse rrugore dhe se automjetet qarkullojnë mes ujit.

Po ashtu e ditur bëhet se janë përmbytur edhe 15 ha tokë bujqësore dhe se më e keqa është se rrezikohen nga përmbytja dhe banesat që janë afër tyre.

Gjithashtu e ditur bëhet se shkak i përmbytjes së rrugëve mësohet të jetë bërë mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese.

You might also like
Comments