Fier/ Policia u gjen fidanë me kanabis, arrestohet 53-vjeçari, në kërkim i biri i tij

0
Gjigandi

FIER – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndermënas, Fier.

Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim i biri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Ndermënas, të parandalojnë dhe të godasin një tjetër tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit, në oborrin e banesës së shtetasit R. S, u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndermënas, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu