Festohet 6 prilli, Dita Botërore e Pingpongut

Federata e Pingpongut e Kosovës edhe sivjet do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët nga Kosova të pingpongut.

Aktiviteti është paraparë të mbahet të enjten, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, nga ora 11:00 deri në 19:00. Federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Qëllimi i këtij aktiviteti ështe të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinjë.

Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative, ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë. Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe aktivitete garuese, e për fituesit do të jepen shpërblime të ndryshme.

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë shpallur 6 prillin si Ditën Botërore të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Federata Botërore e Pingpongut (International Table Tennis Federation) ka themeluar programin zhvillimor “Table Tennis for All”, ku edhe FPPK-ja është pjesë e saj për të promovuar dhe zhvilluar sportin e pingpongut.

Kosova është në mesin e 70 shteteve të botës që ka regjistruar zyrtarisht manifestimet në Federatën Botërore të Pingpongut.

Kontrolloni gjithashtu

De Biasi e rikthehen në Kombëtare këtë futbollist

Shtatë muaj larg Kombëtares së Shqipërisë. Për herë të fundit i grumbulluar në sfidën me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *