Festa e Halloween kthehet në horror, 3 persona të vdekur e 9 të plagosur

0
Gjigandi

Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së martës si pasojë e disa të shtënave në një banesë në Long Beach, të California, SHBA.

Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për rreth 20 të shtëna me armë zjarri, teksa në bane të mbahej një festë Halloween.

Ndihma e shpejtë mori një telefonatë në orën 22.44 të së martës, ose 06.44 të së mërkurës me orën tonë, për të denoncuar gjithë çfarë ndodhi.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, gjeti viktima brenda dhe jashtë banesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu