Ferrari zbulon arsyen pse nuk e dëshiron ngjyrën rozë

[ad_1]

Blerësit e pasur janë mësuar që prodhuesit e veturave luksoze t’ua përmbushin dëshirën kur është në pyetje ngjyra, por kjo nuk do të ndodhë edhe me kompaninë Ferrari që ka vendosur që veturat e tij të mos jenë me ngjyrën rozë.

Pothuajse një e treta e veturave të porositura të automobilave të markës Ferrari kanë ngjyrë të kuqe, që nuk është edhe ndonjë befasi. Nuancat tjera të popullarizuara kur bëhet fjalë për këtë prodhim janë e argjendtë, e zezë dhe e bardhë.

Edhe pse lë mundësinë që klientët të vendosin për të zgjedhur ngjyrën e automobilit, të cilin e dëshirojnë, Ferrari edhe më tej ua refuzon këtë dëshirë kur bëhet fjalë për ngjyrën rozë.

Drejtori i Ferrari-t për Australi, Herbert Appleroth, kohë më parë ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi.

“Të jem plotësisht i hapur, ngjyra rozë thjesht nuk është në harmoni me atë që e përbën thelbin e brendit Ferrari. Ky është rregulli i kompanisë. Nuk dëshirojmë Pokemon Ferrari në rrugë. Po ashtu, ekzistojnë edhe disa ngjyra të bukura, të cilat ndoshta do t’iu përgjigjeshin markave tjera të automobilave, por që nuk janë në harmoni me ADN-në e Ferrari”, tha Appleroth.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

[ad_1] Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV. Automjeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *