Fermeri kërkon arrestimin e të rinjve, ia ushqyen kalin me cigare


Moya Hayward nga Surrey i Anglisë e ka publikuar videon e shkurtër, ku shihet grupi i të rinjve duke ia ushqyer kalin me duhan.

Madje, fermeri beson se ata ia kanë dhënë afro 20 cigare të pandezura, të cilat beson se mund t’i shkaktojnë dëm.

Filmimin e postuar në Snapchat, djali tij e kishte zbuluar rastësisht derisa po shikonte nëpër llogari të ndryshme.

“Kemi parë shpesh grupe që i afrohen kalit, por mendonim se vetëm po fotografohen. Ky veprim është i patolerueshëm dhe ata duhet të ndalohen” ka thënë Hayward lidhur me rastin.

Për këtë ngjarje që beson se ka ndodhur edhe më parë, ai i ka njoftuar organet e rendit dhe drejtorinë e shkollës që ndodhet në afërsi.

Mbrojtësit e drejtave të kafshëve, kërkojnë që të rinjve t’ju jepen sa më shumë informata mbi mirëqenien e kafshëve dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Një histori e pabesueshme: Letër familjes dy vjet pas vdekjes

Kur në vitin 2001 kishte ndërruar jetë nga sëmundja e kancerit, Brenda Schmitz kishte lënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *