Ferit Idrizi e qeras me qebapa të Vushtrrisë ministrin e infrastrukturës, Liburn Aliu

0
Ferit Idrizi e qeras me qebapa të Vushtrrisë ministrin e infrastrukturës, Liburn Aliu
Gjigandi

Duket që për qebapat e Vushtrrisë të ketë dëgjuar edhe ministri Liburn Aliu.

Ky qytet i Kosovës njihet për kualitetin e mirë që ofron në përgatitjen e qebapave, specialitet ky shumë i pëlqyer nga kosovarët, ndërsa ndër më të njohurat në Vushtrri janë disa lokale.

Njërën nga ato qebatoret, sot e ka vizituar për tu ushqyer ministri Aliu së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe nënkryetarin Shpëtim Zhegrova.

Nga një foto e publikuar nga takimi i sotshëm, ata shihen brenda qebatores “Te Biti”, një lokal që gjendet pranë xhamisë në qendër të qytetit.

Nuk dihet nëse e kanë vazhduar edhe me çajin e Vushtrrisë, pasi përballë kësaj qebatoreje gjenden edhe kafet e çajit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu