Ferdinand: Më pëlqen Saul Niguez

0
Gjigandi

Legjenda e Man.United ka këshilluar “djajtë e kuq” transferimin e tre mesfushorëve gjatë merkatos së verës, ku bëhet fjalë për, Saul Niguez, Partey dhe Ndidi.

Puna për rindërtimin e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer pritet të vazhdojë kur tregu të rihapet më vonë gjatë këtij viti.

Norvegjezi tashmë ka shtuar në radhet e veta Daniel James, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes, ndërsa gjithashtu siguroi shërbimet e Odion Ighalo në huazim nga Shanghai Shenhua.

“Ndoshta do të thoja për Partey nga Atletico Madrid ose Ndidi nga Leicester,” tha Ferdinand.

“Më pëlqen Saul Niguez. Ai është një lojtar shumë i mirë në mesfushë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu