Fatos Nano për President? Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Asnjë nuk është i përjashtuar

0
Fatos Nano për President? Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Asnjë nuk është i përjashtuar
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, nuk e përjashtoi mundësinë që ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano mund të ishte një nga kandidaturat e propozuara për t’u bërë President i Republikës.

“Nuk jam këtu që të komentoj emra të përveçëm. Natyrshëm të gjithë kanë shanse”, tha Gjiknuri në një komunikim me gazetarët.

“Ne nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë parlamentar, por që ka figura që kanë dhënë kontribut në shoqërinë shqiptare. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshi edhe emri në fjalë”, ka shtuar ai.

Gjiknuri quajti absurd një propozim të dalë nga një mbledhje e deputetëve të Partisë Demokratike një ditë më parë, që në procesin e zgjedhjes së presidentit të përfshiheshin edhe ndërkombëtarët.

“Nuk besoj se është me vend që të përfshihen ambasadorët, kur palët flasin shqip. Më duket absurde”, tha ai. /A2 CNN/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu