Fansit i bie të fikët gjatë takimit me Unikkatilin në prapaskenë

0
Fansit i bie të fikët gjatë takimit me Unikkatilin në prapaskenë
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ditë më parë mbajti një koncert të madh për publikun shqiptar në një diskotekë në Zvicër.

Ai performoi disa nga hitet e tij ndër vite, ndërsa në theks të veçantë shënoi rikthimin e tij në muzikë me projektin e ri muzikoir “Po Eci”.

Teksa mijëra fansa shkuan për ta ndjekur nga afër koncertin e reperit shqiptar që jeton dhe vepron në ShBA, duket se disa prej tyre patën fatin që ta takojnë edhe në prapaskenë.

E një prej tyre teksa shkëmbeu një fotografi me atë që duket të ketë qenë idhulli i tij në hip-hop, u alivanos nga emocionet e tepërta të takimit me të.

RonaTyra

Foto: Bbizzaa/Twitter

Në një video e cila po qarkullon në rrjetin social Twitter, mund të shihet se si një fans i quajtur Meti, pasi bën fotografi me Unikkatilin merr një mesazh përshëndetës nga ai, kur i thotë: “Ta ha zemrën”.

Me të dëgjuar këtë frazë, fansit i bie të fikët dhe bie në tokë, ndërkohë që sigurimi mundohen ta kthjellin dhe ta ngrisin në këmbë.

Ndërkohë, vet Unikkatil është munduar gjithashtu ta tejkalojë situatën dhe ta ndihmojë fansin i cili nga mos-kontrolli i emocioneve, humbi edhe ndjenjat.

/abc24.al/

rash si meti pic.twitter.com/2fhlZGooVZ

– 𝕓𝕚𝕩𝕒 (@bbiixxaa) May 13, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu