Falsifikim monedhash dhe vjedhje/ Arrestohet një 19 vjeçar nga Kosova dhe një 37-vjeçar në Vlorë

0
Gjigandi

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas; njëri për falsifikim monedhash ndërsa tjetri për vjedhje.

L. A., 19 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u arrestua pasi ditën e djeshme ka shkuar në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, për të mbushur automjetin me karburant dhe i ka dhënë punonjësit të pikës, një kartëmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

R. M., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në Parkun e Llogorasë, në vendin e quajtur “Sheshi i parashutave”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i kanë vjedhur një shtetasi anglez një shumë parash prej 20.000 lekë dhe disa sende personale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër bashkëpunëtor.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu