FAJI ËSHTË I YNI!

55

Nga Eni Bistri/
Që Facebook është bërë një udhëtar i pashmangshëm gjatë përditshmërisë, e po ashtu, një mënyrë efikase për të lobuar për interesa të ndryshme, qoftë kjo nga shitja e kusive e deri tek mbështetja e kandidatëve për gara nga ato mëkuptimplotat deri tek ato që as dreqit nuk i hyjnë në punë, kjo nuk do as mend e as kalem. Ky mjet komunikimi social, si një nga pushtetet e hyra rishtazi por i kthyer së fundmi ndër më të rëndësishmit, është kthyer në një hapësir të cilën nëse nuk e kontrollojmëtë paktën një herë në ditë, na duket sikurnë të vërtetë nuk kemi takuar një familjar, apo sikur nuk kemi kryer ndonjë nga detyrat e përditshme për të cilat paguhemi.

Teksa përpiqem të shpërdoroj në Facebook atë pak kohë të lirë që gjej, kjo për të njëjtat arsye që përmenda më sipër, por edhe për 1001 arsye tëtjera, shoh që kohët e funditështë përhapur një trend i rrezikshëm; ai i të shkruarit artikuj e shkrime për të na treguar arsyet se përse duhet të largohemi nga Shqipëria.Që Shqipëria nuk është një nga vendet më të mira për të jetuar e punuar, kjo nuk kërkon një nivel superior të inteligjensës, ose në të kundërt mjafton të paktën të kesh shëtitur njëherë jashtë kufijve të territorit Shqiptar për ta kuptuar.

Po a është kjo mënyra e duhur për të edukuar brezin e ri?
Në fakt, kur shikoj shkrime të tilla të mbushura me një lloj keqdashje kombëtare, e shoqëruar kjo edhe me defektet e mekanizmave shtetëror,hera herës teksa luftoj e punojë për këtë vend, më duket vetja si Don Kishot.

Shqipëria është një vend i cili braktisi komunizmin në fillim të viteve ’90, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ajo e braktisi komunizmin vetëm me protesta paqësore dhe jo me dhunë apo luftë. Të gjithë i kemi në pamje të parë protestat paqësore të rrëzimit të bustit të diktatorit dhe sistemit,ajo ishte nje pamje e tillë ku të gjithë ata që e kanë jetuar menduan se ky ishte një fillim i mirë i një ndryshimi të madh dhe të shumë pritur, duke habitur kështu edhe njerëzit më skeptik se, ndryshimi i sistemeve do të shoqërohej me përgjakje njerëzish dhe përlotje nënash.

Në fakt ajo çfarë u pa ishte vetëm maja e ajsbergut qëishte menduar apo projektuar. Ndryshimi i këtyre sistemeve ndodhi me braktisjen e vendeve të punës, me shkatërrimin e fabrikave dhe të atyre pak të mirave materiale që komunizmi la. Çdokush mendoi të ikte nga sytë këmbët nga ky vend për të gjetur oazin në vendet e Europës e më gjërë, çdokush filloi të prishte e shkatërronte a thua se jeta fillonte e mbaronte po aty. Askush nuk u kujdes që të investonte tek ajo që realisht do të sillte fuqinëe ndryshimit , mendja e njeriut dhe dëshira për të punuar. Të prirur nga shembulli i keq dhe të zellshëm për të tërhequr më të keqen, u futëm në një garë me njëri-tjetrin pa e kuptuar se kush do të hapte kafenen mëtë bukur, duke sjell kështu një efekt zinxhir pasojash negative.

Sot Shqipëria mban rekord për numrin e kafeneve për metër katror, pasuar kjo me numrin rekord për metër katror për dembelizëm. Efektet e politikave të gabuara i ndjejmë ende sot, ku të rinjt duan të pasurohen në mënyrë të përshpejtuar pa u perfeksionuar ende. Sot të rinjtë duan të jenë në pozicione drejtuese, kjo jo për të kontribuar po për tu pasuruar. Në fakt politikat e gabuara të këtyre njëzet e tetë e kusur viteve demokraci, ndryshohen duke rritur ndjenjën e aktivizimit tek të rinjt, duke ngjallur dëshirën se jo çdo punë paguhet, dhe se ti fillimisht duhet të mësosh të punosh e më pas të paguhesh meqenëse po punon dhe kontribon.
Aktivizmi dhe vullnetarizmi sot në Shqipëri janë në nivele katastrofike. Shumë do të përgjigjeshin “për faj të sistemit”. Dakord, padyshim për faj të sistemit, por duhet të kuptojmë se janë njerëzit ata që e bëjnë sistemin dhe jo sistemi ai që bën njerëzit. Sot njëherë e mirë duhet të kuptojmë se përfshirja e të rinjve në politikëështë sa jetike aq edhe e domosdoshme për të demostruar shembullin që duhet ndjekur për të treguar shembullin se me punë mund t’ia dalësh edhe pse në moshë fare të re. Sot të rinjt duhet të kuptojnë se përfshirja në politikë duhet të shikohet si një mundësi për të ndryshuar politikëbërjen dhe për të siguruar indoktrinimin e shembujve të suksesit. Por nëtë vërtetë ndodh e kundërta. Sot politika na servir shembujt më të gabuar të të rinjve, shembujt të cilët zor se përfaqësojnë të rinjt intelektual shqiptar.

Sot na serviren disa shembuj si Salianji që një Zot e di se çfarë studimesh ka mbaruar, kur dhe si i ka mbaruar, kur dhe si është pasuruar. Një shembull si Balliu, që zor se di të shkruaj e të lexoj emrin e tij dhe sot e gjen në çdo studio televizive duke dhënë mend pa pasur mend për të dhënë. Një shembull si Mehmetaj që ende pa mbaruar studimet bëhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Si mundet që të rinjt të përfaqësohen nga këta persona? E ndërsa ne të lindurit e viteve ’90 ku modelin e suksesit e gjetëm tek Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, më lejoni t’ju them që ajo që po ju bëhet brezave të ardhshëm është e padrejtë dhe më shumë se e padrejtëështë e rrezikshme.

E teksa ngrohemi në diell si turqit e vjetër dhe vazhdojmë të përsërisim shprehjen se faji është i sistemit, duhet të themi njëzëri JO, BOLL MË! Faji nuk është i sistemit, faji është i yni që lejojmë disa palaço të vendosin për ne. Faji është i yni që nuk reagojmë por kërkojmë të largohemi nga vendi duke ja hedhur fajin sistemit duke u përpjekur të fshihemi pas fijes së barit.
Faji është i yni që jemi mësuar të paguajmë edhe kur shërbimet jepen falas.
Faji është i yni që lejojmë të na quajnë ende e ardhmja kur faktikisht duhet të jemi e tashmja.
Faji është i yni që duam të futemi në politikë për tu pasuruar dhe jo për të ndryshuar.
Faji është i yni që ankohemi pa u përpjekur.
Faji është i yni që rinisë intelektuale i themi je ende i ri dhe kësaj rinie që përfaqëson interesat e një Zot e merr vesh se të kujt(se te mijat jo e jo), i fusim nga dera kryesore në Parlament ndërkohë që duhet t’i kishim nxjerrë me kohë nga dritarja!!

You might also like
Comments