Facebook dhe Instagram ua kujtojnë përdoruesve të bartin maska

0
Gjigandi

Nga sot, mesazhi “Vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe Instagram, ndërkohë që SHBA po regjistron, prej disa ditësh, më shumë se 40 000 raste të reja ditore infektimi me COVID-19.

“Me rritjen e rasteve të COVID-19 në SHBA, ne po vendosim një alarm në krye të Facebook-ut dhe Instagram-it, për t’u kujtuar të gjithëve të vënë një maskë dhe për t’u sinjalizuar këshilla të tjera në lidhje me parandalimin e tij, përmes qendrës sonë të përkushtuar këtyre informacioneve”, njoftoi gjiganti i medieve sociale.

Platforma e Facebook-ut përdoret çdo ditë nga 1,73 miliardë persona.

Rekomandimi do të shpërndahet së pari te përdoruesit amerikanë, përpara se të shtrihet më gjerësisht në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu