Fabregas nuk kursen lëvdatat për Neymar: Ai ka kualitete të nivelit të Ronaldinhos

0
Gjigandi

Cesc Fabregas nuk ka kursyer lëvdatat për Neymar JR.

Ylli i skuadrës së Monaco dhe ish reprezentuesi i Spanjës, Cesc Fabregas, ka dhënë disa komente për Neymar JR.

Neymar, si çdo herë para merkatos, është një nga emrat që përmendet më së shumti. Ai edhe në këtë kohë po lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Por, çfarë mendon Fabregas për të? Sipas spanjollit Neymar ka kualitete të larta, madje të barabarta me nivelin e Ronaldinho.

“Neymar është spektakolar, ai ka kualitetet e nivelit të Ronaldinho”, ka thënë Fabregas.

RonaTyra

“Ai është një superyll që bën diferencën kur ai dëshiron. Ka një kohë qëkur unë kam luajtur me të dhe së fundmi ai na mbyti në dy ndeshje me PSG”, ka shtuar spanjolli.

“Messi, Suarez dhe të tjerët dëshironin ta kishin atë në skuadër, pasi në çdo moment ai mund të jepte asistim apo driblim, diçka që ishte e vështirë në ndonjë ndeshje”, ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i Barcelonës.

Kriza ekonomike që pritet të pasohet nga pandemia Covid-19 mund ta lë Neymar edhe për një tjetër sezon në Ligue 1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu