Europol publikon 56 emrat e kriminelëve më të kërkuar në Europë, mes tyre edhe një shqiptar

0
4
Gjigandi

Europol ka publikuar listën me 56 kriminelët më të kërkuar në Europë.

Mes tyre është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për 52 vjeçarin Aleks Burreli, alias Gani Burreli.

Shqiptari akuzohet për disa vrasje të ndodhura në Qipro.

Shqiptari  kërkohet nga autoritetet qipriote pasi është i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur në 23 qershor 2016 në Aya Napa, ku së bashku me një person tjetër të armatosur vranë një biznesmen, më pas edhe një officer policie dhe gruan e tij, madje këta të fundit edhe në sytë e fëmijëve të mitur.

I vdekur në vend mbeti edhe bashkëpunëtori i shqiptarit, të cilin dyshohet se e vrau Burreli në mënyrë që të mos tregonte nëse kapej.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë, e cila më vonë u gjet e djegur.

Një vit pas kësaj ngjarje qarkulloi informacioni se Burreli ishte vrarë nga personat që porositën krimin e rëndë, por kjo nuk është vërtetuar nga policia, prandaj edhe Europol e ka përfshirë atë në listën e më të kërkuarve të Europës.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu