“Europa duhet të forcojë rrjetin e transmetimit për të përballuar rritjen e energjisë së rinovueshme”

0
Gjigandi

Shtysa e Europës drejt energjisë së rinovueshme do të jetë një “gabim i madh” nëse ajo nuk rrit ndjeshëm investimet në rrjetin elektrik të kontinentit për të përballuar mospërputhjet në ofertë dhe kërkesë, paralajmëron shefi ekzekutiv i energjetikës europiane Eon, sipas Financial Times.

Leonhard Birnbaum, i cili mori detyrën muajin e kaluar si president i Eurelectric, organi europian i industrisë së energjisë elektrike, tha se instalimi i përshpejtuar i turbinave me erë dhe paneleve diellore në të gjithë BE-në ndërsa blloku përpiqet të largohet nga karburantet fosile ruse po krijonte pengesa, të cilat rrjeti i transmetimit nuk është i dizajnuar që t’i përballojë.

Për të mbështetur rritjen e shpejtë të burimeve të rinovueshme, Eurelectric vlerëson se investimet në rrjetin e transmetimit duhet të rriten nga 50 deri në 70 përqind për të arritur në 34-39 miliardë euro në vit deri në vitin 2030.

“Nëse përshpejtojmë burimet e rinovueshme, duhet të përshpejtojmë edhe ndërtimin e rrjetit”, tha Birnbaum. 

“Nëse ne përshpejtojmë rritjen vetëm të burimeve të rinovueshme, ne po bëjmë një gabim të madh, pavarësisht se Europa ka rrjete elektrike më të reja dhe përgjithësisht më elastike sesa SHBA-ja.

RonaTyra

Ne kemi shtuar burime të rinovueshme, shpesh duke shfrytëzuar rezervat që kishim tradicionalisht në rrjet. . . kemi ndërtuar një sistem me shumë rezerva. Rezerva është zhdukur,” tha Birnbaum.

Kapaciteti diellor në bllok është rritur me 40 gigavat këtë vit, një rritje prej 40 për qind ndaj kapacitetit të ri të shtuar gjatë vitit 2021 dhe mjaftueshëm për të furnizuar 12 milionë shtëpi, sipas SolarPower Europe.

Reduktimi nga Rusia i shumicës së eksporteve të saj të gazit në BE si hakmarrje për mbështetjen e saj për Ukrainën, e ka detyruar bllokun të diversifikojë me shpejtësi furnizimin e tij me energji. Si Komisioni Europian ashtu edhe qeveritë e BE-së kanë nënshkruar marrëveshje për të rritur dërgesat e gazit nga rajone të tjera dhe në të njëjtën kohë po nxisin instalimin e më shumë energjive të rinovueshme.

Në maj, Brukseli tha se donte të rriste një objektiv në mbarë BE-në për përqindjen e energjisë së rinovueshme në furnizimin e tij total nga 40 për qind në 45 për qind deri në vitin 2030 – një propozim që është ende në pritje për marrëveshje mes shteteve anëtare.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një financim shtesë prej 29 miliardë eurosh në rrjetin elektrik deri në vitin 2030 dhe njoftoi një aleancë të re të industrisë diellore për të inkurajuar investimet në fabrikat fotovoltaike në shkallë të gjerë dhe për të rritur me 6 herë kapacitetin diellor në bllok, deri në vitin 2030.

Eon, një nga ndërmarrjet më të mëdha të Europës me operime në 20 vende europiane, ka thënë se planifikon të lidhë 37 Gw energji të reja të rinovueshme me rrjetet e saj deri në vitin 2026, ekuivalente me sasinë totale të kapacitetit të erës dhe diellit të instaluar në të gjithë Europën në vitin 2021.

Thirrjes së Eurelectric për më shumë fonde iu bë jehonë edhe në një letër dërguar këtë javë, Komisionit Europian, nga shoqatat europiane të erës dhe industrisë kimike.

Birnbaum tha se “përshpejtimi i vendosjes së rrjeteve të reja dhe forcimi i energjisë elektrike është një prioritet absolut”, duke shtuar se Europa kishte investuar më pak në infrastrukturën e saj të energjisë elektrike gjatë dekadës së fundit. Birnbaum shtoi se me synimin e BE-së për emetimet neto zero deri në vitin 2050, situata ka të ngjarë të bëhet më sfiduese ndërsa kërkesa për energji rritet për të përmbushur qëllimet e energjisë së pastër.

“Ne po futemi në një situatë të tillë që edhe sikur sistemi të jetë në ekuilibër, në nivel lokal [mund të ketë] mbikonsum sepse, për shembull, por karikoj shumë makina elektrike në një rrugë,” tha ai.

“Sistemi po bëhet shumë më sfidues për ne si operatorë.”

Shefi i Eon paralajmëroi gjithashtu se ndërhyrjet e BE-së në tregun e energjisë këtë vit, veçanërisht taksat e papritura mbi prodhuesit e burimeve të rinovueshme që do të zbatoheshin nga shtetet anëtare nga 1 dhjetori, kishin rrëzuar besimin e investitorëve në kompanitë e energjisë.

“Pasi të vendosni një objektiv jashtëzakonisht ambicioz për 10 vjet, ju duhet ta mbështesni atë me një lloj sigurie për investitorin. Përndryshe mbetet një shpresë e devotshme.”

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu