Eto’o i del në mbrojtje sulmuesit të Barcelonës

0
Gjigandi

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o në një intervistë i ka dal në mbrojtje sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez ky i fundit është duke u kritikuar përshkak të formës së sulmuesit nga Uruguaji që po e kalon tek ‘katalunasit’.

Kamerunasi Eto’o u shpreh se Suarez është duke bërë histori te Barca, mirëpo ka edhe një porosi për gjigandët spanjoll.

“Ai është duke bërë një histori të jashtëzakonshme me Barcelonën. Ishte e qartë se Barca duhet të forcojë veten e tyre, por nuk është e nevojshme të heqësh shiritat e një gjenerali”, tha Eto’o.

 Gjithashtu ai tha se Suarez nuk mund të shkatërrohet nga klubi pasi është një ‘gjeneral’.

“”Luis është një gjeneral, ai është një kapiten dhe nuk mund të shkatërrohet”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu