Estela Koni: Dekolte, pastele dhe shpatullat e zbuluara, ja tendencat që sjell pranvera 2019

26

1. Ardhja e pranverës është këtu, si përkthehet kjo në gjuhën e modës?

Përshëndetje dhe faleminderit për intervistën. Tashmë koleksionet pranëverë verë 2019 i njohim me sfilatat e bëra që në shtator të 2018 në Milano, Paris, New York Fashion Week ku pamë të spikasnin fluturat, shpatullat jashtë me dekolte bust, ngjyra e verdhë dhe pastelet e kombinuara mes tyre. U spikat dhe pjesa e belit jashtë me bluza të shkurtra që nuk i kemi parë tashmë prej disa vitesh duke mos harruar theket e këtij sezoni. Gjithashtu në sfilatat më sipër pamë ngjyrat neon, tantellat pak vinteg por edhe lëkurat me shkëlqim por dhe dizajne me lëkurë kafshesh si leopard e gjarpër. Këtë pranverë stilet dhe ngjyrat na japin larmi në kombinime materiale dhe modele për pranverë verë 2019 ku dhe dekoltet me “V” të thella nuk kanë për të munguar në tendencat e reja.

2. Cilat janë ngjyrat që i përshtaten më shumë kësaj stine?

Sikurse e thashë edhe më sipër këtë pranverë e dominojnë ngjyrat e verdha, pastelet e kombinuara mes tyre. Nuk do të mungojnë dizajnet e leopardit dhe gjarpërit, aq më tepër fosforeshentet dhe ngjyrat neon.

3. A ka sjellë pranvera e 2019 një tendencë të re të cilën është mirë ta ndjekim?

Secili nga ne duhet të marrë më të mirën e mundshme dhe të përshtatshme nga tendencat që ofron sezoni por për të qenë gjithmonë në modë duhet të kemi disa veshje me ngjyrat apo prerjet aktuale. Sikurse i përmendem edhe më sipër, nëse e kemi dëshiruar një fustan me flutura me supet jashtë të verdhë apo pastel erdhi momenti për ta patur në garderobë, ose një leopard me një dekolte “V” të theksuar që tregon format apo një veshje lekurë gjarpri ose fosfor tani më shumë se kurrë është momenti i duhur.

4. Cilat janë kërkesat e fundit që keni pasur në atelier?

Për fat të mirë në Atelier klientët ma besojnë mua lukun e tyre, ku këtë sezon përvec tendencave të fundit nuk mungojnë as lulet, që për mua i qëndrojnë gjithmonë mirë kësaj stine. Një rëndësi e vecantë u kushtohet sidomos aksesorëve të punuar me kujdes për të personalizuar cdo veshje që del nga “Estela Koni Couture”.

5. Duke krahasuar punën tuaj në Shqipëri, me eksperiencën e vazhdueshme dhe realizimin tuaj jashtë, a i kushtojnë shqiptarët rëndësinë e duhur veshjes?

Po, shqiptarët i kushtojnë rëndësinë e duhur veshjes. Dua të them se pjesa e klientelës me të cilën unë punoj cdo ditë është vërtet shumë e informuar për moden dhe brendet e fundit. I drejtohet një Atelieri pikërisht për të marrë më të mirën e momentit, të bërë me porosi mbi trupin e tyre, të personalizuar dhe unike. Nëse bëhesh pjesë e një koleksioni të një atelieri të mirëfilltë dhe një veshje prej saj kupton diferencën mes një prodhimi në seri dhe një veshje të personalizuar lux, që jo të gjithë e vlersojnë sa duhet. Në Shqipëri është pak i paguar dhe si rrjedhojë ngatërrohet me rrobaqepse që në mënyre të pa evitushme nuk mund të ofrojnë nivelin e një veshje haute couture.

6. Nga ajo që shohim cdo ditë në rrjetet sociale të atelierit duket se ka një koherencë mes punës suaj dhe linjave gjigande të perëndimit. Nisur nga kjo, ka ndonjë projekt tuajin në një të ardhme të afërt që do të donit ta ndanit me ne?

Unë u ktheva në Shqiperi për një piknisje nga vendi im. E para sepse nga këtu realizohet një rritje më e shpejtë profesionale, duke patur gjithmonë parasysh tregun e botës së madhe dhe së dyti sepse nuk duhet të harrojmë kurrë nga vijmë për të shkuar larg për ku jemi nisur. Sigurisht që unë nuk do të ndaloj këtu por ja kisha detyrim Shqipërisë që të nisja prej saj!

You might also like
Comments