Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë është punësuar Hamall në një Firmë Ndërtimi në Tiranë!

73

Nga Renaldo Bregu

Indirekt të gjithë jemi informuar që Tarzani i Tiranës do bëjë një Urë Këmbësorësh në Lane, midis Urës së Pallatit me Shigjeta dhe Urës së rrugës Irfan Tomini, në total segmenti është 700 metra.

Por tashmë “Hamalli” Kryetar Bashkie është investuar totalisht në shërbim të Firmës së Ndërtimit, dhe shumë mirë bën, por jo me Taksat tona një shërbim selektiv vetëm për Firmën e Ndërtimit.

Veliaj po ndërton një Urë, jo për Këmbësorë, por për makina, dhe ja ka përshtatur 100 % interesave të Firmës së Ndërtimit, ku është punësuar Hamall.

Po e ndërton Urën 250 metra larg Urës kryesore të Pallatit me Shigjeta, Rruga Konferenca e Pezës, kurse nga ana tjetër segmenti i rrugës është 450 metra, deri tek Ura e Rrugës Irfan Tomini, duke ja u përshtatur vetëm banorëve në pjesën Lindore të Lanës, ekskluzivisht Firmës së Ndërtimit pranë Karburant Kastratit, pjesa Lindore, duke u tallur me banorët e pjesës Perëndimore të këtij segmenti në Lanë, pasi që fakti që Ura nuk është në mes të segmentit prej 700 metrash, e bën pjesën Perëndimore të banorëve pranë Lanës, të panevojshëm fare këtë Urë, gjithmone flasim per makinat.

OK, Ne Qytetarët e Tiranës inkurajojmë bashkëpunimin e Pushtetit Vendor me Sipërmarrjes, por jo Pushteti Vendor të punojë në mënyrë ekskluzive vetëm për interesat e Sipërmarrjes me Taksat tona!

P.sh kryqëzimi dhe kanalizimi me një trup 800-ç, që u bë te Rruga Ndre Mjeda me Rrugën Irfan Tomini, i propozuar nga një Firmë Ndërtimi aty pranë pa filluar ende punë Firma, ishte diçka pozitive, që Bashkia megjithëse po tregon që është Avantgarde, nuk e kapi dot si problem për krijimin e trafikut te 21-shi.

Përtej kësaj, ju ftoj të shikoni Urën që po ndërton Hamalli i Bashkisë, duke punuar 100 % për interesat e Firmës Ndërtuese dhe aspak për komunitetin e banorve në të dyja anët e rrugës.

Me këtë sjellje Tarzani i Tiranës na bën të dyshojmë që edhe ambientet e përbashkëra me gurë dekorativ dhe shatërvanet e kompleksit mund t’i ketë bërë Bashkia me fondet e Taksapaguesve, ndërkohë Sipërmarrësi merr fitimin.

Por Bashkia Tiranë n.q.s ka sedër mund të na kthejë ndonjë përgjigje këtu, me ata “skifterët” e vet që i ka vetëm për Public Relations në Facebook, meqë Erion Veliaj ka sedër të përgjigjet.

Pra shkoni shikoni dhe vlerësoni vet me sytë dhe ndërgjegjen tuaj, ndërtimin e kësaj Ure.

You might also like
Comments