Erera te fuqishme ndezin zjarret ne Kaliforni, evakuohen 90 mije banore – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Erëra të fuqishme po i egërsojnë zjarret në veri të Kalifornisë siç nuk ka ndodhur historikisht, njoftuan autoritetet të dielën, pasi dhjetëra e mijëra persona u urdhëruan të evakuohen dhe në këtë shtet të SHBA filluan ndërprerjet e energjisë elektrike.   Shkulme ere prej 80 km në orë po i ushqejnë zjarret në Kincade, që kërcënojnë mijëra godina duke shkaktuar djegie me intensitet të lartë në një terren të pjerrët në veri të San Francisko.   Sherifi i qarkut Sonoma lëshoi mëngjesin e së dielës një paralajmërim për evakuimin e pjesës më të madhe të qytetit Santa Rosa, që ka një popullsi prej 180 mijë banorësh.     Afro 90 mijë prej tyre u urdhëruan të ikin nga shtëpitë e tyre të shtunën ndërkohë që zjarri në qarkun Sonoma u përhap pas mesdite.   77 godina, përfshirë 31 shtëpi, u shkatërruan nga zjarri të shtunën. Më shumë se 2800 zjarrfikës u thirrën në vendin e ngjarjes.   “Kjo që po ndodh është nga më ekstremet dhe historike”, tha Davis King, një meteorolog për Los Angelos Times.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu