Erdogan spastron forcat e armatosura: Arreston 103 gjeneralë dhe pushon nga puna 8.000 policë

Turqia ka arrestuar një total prej 103 gjeneralësh dhe admiralësh pas grushtit të dështuar të shtetit i cili u përpoq të përmbyste qeverinë e Presidentin Rexhep Taip Erdogan, njoftuan mediat shtetërore.

Ato trasmetojnë se figurat kryesore ushtarake janë arrestuar në atë që duket të jetë një “spastrim i madh i forcave të armatosura”.

Gjeneralët dhe admiralët tani janë duke u marrë në pyetje nga gjykatat, ku do të vendoset nëse duhet të mbahen në burg apo në paraburgim.

Deri në 8,000 policë janë larguar nga detyra të gjithë Turqinë, duke përfshirë edhe Stambollin, nën akuzat se kanë patur lidhje me grushtin e shtetit.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Stamboll, me jo më pak se 1800 forca speciale të vendosura në kryeqytetin Turk.

“Vargu i arrestimeve në Turqi ishte pikërisht ajo që kishim frikë”, tha Komisioneri i BE për Politikën dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, të hënën.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *