Erdogan: Luftëtarët kurdë vazhdojnë të mbeten në kufi

0
Gjigandi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që t’i mbajnë premtimet e tyre dhe të sigurojnë që luftëtarët kurdë sirianë tërhiqen nga zonat kufitare me Turqinë.

Erdogan tha të martën se luftëtarët kurdë janë ende të pranishëm në disa zona pranë kufirit.

Ai po ashtu tha se trupat turke janë sulmuar nga ta dhe shtoi se Turqia “nuk do të mbetet spektatore e këtyre sulmeve”.

“Këto zona nuk janë pastruar ende nga terroristët”, u tha Erdogan anëtarëve të partisë së tij.

Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si terroriste dhe thotë se ato janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – organizatë e shpallur terroriste, e cila, për dekada të tëra, ka luftuar për autonomi brenda Turqisë.

RonaTyra

Erdogan këmbëngul që luftëtarët kurdë sirianë duhet të largohen larg kufirit me Turqinë.

Muajin e kaluar, ushtria e tij ka kryer një fushatë sulmesh kundër kurdëve, e cila ka lënë qindra civilë të vrarë.

Dy marrëveshje armëpushimi, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja dhe Rusia, e kanë ndaluar ofensivën e Turqisë, për t’iu dhënë kohë luftëtarëve kurdë që të largohen 30 kilometra larg kufirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu