Epidemiologu tregon cila është mënyra e vetme si mund të parandalohet përhapja e infeksionit në spitale

0
Gjigandi

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka treguar sesi mund të parandalohet përhapja e infeksionit në spitale, ndërsa e konsideroi si shqetësuese faktin se në rikthimin e transportit publik qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm sa të mbajnë maska.

“Përveç masave si mbajtja me detyrim e maskave, distancimit fizik, ajo që mund të bëjmë plus, është një protokoll testimi, testim i çdo personi që punon në qendrat shëndetësore, të paktën një herë në dy javë, dhe po kështu testimi i çdo personi që shtrohet në spital për arsye jo-urgjente dhe të mos-lejohet shtrimi i tyre nëse ata rezultojnë pozitiv,” –tha epidemiologu Alimehmeti në një intervistë për Euronews.

I pyetur për periudhën aktuale me numra në rritje të të infektuarve, epidemiologu e cilësoi periudhën me “fazë jo eksponenciale rritëse”, por në “nivele stabël sidoqoftë jo të dëshirueshme”.

“Te ne koeficienti R (riprodhimi i virusit, niveli ngjitës) ka mbetur stabël diku te 1.2-1.25, ndërsa në Serbi prej 6 majit ka pasur rritje dhe R-ja është 1.6 atje. Jemi në situatë më të mirë, kapacitetet spitalore po mbajnë, por nga krahu tjetër është diskutimi i transportit publik, ku personalisht e shoh në nivel jo të kënaqshëm sigurinë e tyre,” – tha Alimehmeti duke thënë se ka raste ku përdoren maskat, ndërsa në shumë të tjera jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu