Emri+Foto/ Shpërthim tritoli në Sarandë, ja kush është pronari i hotelit (Detaje)

0
13
Gjigandi

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Sarandë. Mariel Murati është personi i cili ka në pronësi hotelin ku u vendos eksplozivi.

Burime për median bëjnë me dije se kjo është hera e dytë që ndaj biznesit të tij është ndërmarrë ky veprim pasi një atentat i ngjashëm kishte ndodhur edhe vitin e kaluar.

Vitin e kaluar mekanizmi që u përdor për shpërthimin e eksplozivit ishte me anë të rrymës elektrike. Sapo roja i godinës ka ndezur dritën, ka shpërthyer sasia e eksplozivit që ishte vendosur në taracën e godinës. Sasia e eksplozivit ishte e lidhur me energjinë elektrike. 

Murati ka mbajtur më herët postin e kreut të ALUIZNI-t në Sarandë. Aktualisht ai mban postin e drejtorit të FSDKSH.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu