Emri/ U kap me kanabis në banesë, arrestohet 61- vjeçar në Lezhë

0
Gjigandi

Një 61- vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi është kapur me kanabis në banesë.

Shtetasi me Preng Gjoka, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sakaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

RonaTyra

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjenden dhe sekuestrohen në një banesë 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve, duke përdorur hetimet proaktive dhe duke vlerësuar informacionet e siguruara, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Kaluer, Njësia Administrative Ungrej, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës, shtetasit P. Gj., 61 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu