Emrat/ Akuzohen për trafikim droge drejt Greqisë, SPAK kërkon 33 vite burg për shqiptarët

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme pritet të dënojmë me 33 vite burg dy të arrestuarit për trafikim të lëndëve narkotike.

Burime për median bëjnë me dije se të akuzuarit për trafikim droge janë Irfan Sula dhe Dëfrim Çela. Dënimi për Sulën pritet të jetë 18 vite burg, ndërsa për Çelën 15 vite burg. Të dy këta shtetas akuzohen për veprat penale “Trafikim narkotikëve” kryer me shumë se një here në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Rezulton se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë drejtuar trafikimin e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas na vendet e tjera të BE-së.

Kujtojmë se Çela dhe Sula u kapën gjatë operacionit “Kujtesa” të akuzuar si të përfshirë në një rrjet të trafikut të heroinës drejt Greqisë.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu