Emmanuel Macron dhe e shoqja ndjekin mini-paradën e Ditës së Bastille, në nder të punonjësve kyç të pandemisë

0
Gjigandi

Emmanuel dhe Brigitte Macron ndoqën sot paradën e festimeve të kufizuara të festës kombëtare Dita e Bastille në Paris.

Parada ushtarake një-orëshe u bë në sheshin Place de la Concorde, dhe jo si zakonisht në bulevardin Champs Elysees – për herë të parë prej vitit 1945.
Në ceremoni u përfshinë 2,195 trupa, rreth gjysma e numrit të zakonshëm, me kuadrate prej 49 njerëzish për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa turmat ishin kufizuar në vetëm 2,500 spektatorë, ku krerët e huaj të shteteve ishin zëvendësuar me familjarët e punonjësve të shëndetsisë që vdiqën gjatë luftës me epideminë.
Eventi ishte i mbyllur këtë vit për publikun, të cilit qeveria i rekomandoi të ndjekë fishekzjarret e mbrëmjes nga shtëpia ose nga baret.
Parada vjen një ditë pasi Macron nënshkroi marreveshjen që garanton 8 miliardë euro për rritjet e pagave në sektorin e shëndetësisë.
Punonjësit e shëndetësisë ndiqnin me buzëqeshje ose të përlotur, duke duartrokitur në Place de la Concorde, ku Macron ishte pranë kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kori ushtarak këndoi himnin e ‘Marseillaise’ ndërsa trupat hapën një flamur gjigand francez në të gjithë sheshin.
Por për disa homazhet nuk ishin të mjaftueshme për të kompensuar mungesat e pajisjeve në spitalet e Francës. Aktivistë anti-qeveritare kishin ngritur një parrullë në ajër me tullumbaca ku thuhej: “Prapa homazheve, Macron po mbyt spitalet”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu