Emiliano Shullazi lë regjimin ‘41 Bis’

0
Gjigandi

Emiljano Shullazi ka lënë qelinë e burgut të sigurisë së lartë 41 Bis dhe është transferuar tek burgu 313.

Shullazit i ka përfunduar afati i izolimit për të qendruar në burgun 41 Bis. Arbjon Aliko e Genci Balla gjithashtu e kanë përfunduar afatin për të qendruar në regjimin 41 Bis.

Vendimi për daljen e tyre është ekzekutuar ditën e djeshme, ku nga ora 8:30 e mëngjesit deri më 18:00 ata janë trasferuar në burgje të sigurisë së lartë, ku do vuajnë pjesën tjetër të dënimit.

Ndërkohë që në qelitë e “41 bis” vijojnë të jetë të izoluar Redjan Rraja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vëllezerit Klemend e Eldi Cala.

Regjimi 41 Bis ka nisur të aplikohet në burgjet e vendit tonë në janar të vitit 2019, i marrë nga përvoja italiane. Thelbi i këtij regjimi është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz nga jashtë. Në këtë mënyrë bosët e mafies nuk mund të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

RonaTyra

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu