Elena Kocaqi boton librin e ri dhe del me një hipotezë të re: Ja dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar

0
28
Gjigandi

Studiuesja Elena Kocaqi se fundmi ka njoftar daljën në treg të librit te saj më të fundit me titull Perikopi Evangjelik (Përmbledhje Ungjillore).

Në këtë botim Kocaqi thotë se ka sjellë fakte që dëshmojnë dokumentin më të vjetër të gjuhës shqipe, që është zbuluar deri më sot, pa përjashtuar mundësinë e ekzistencës se dorëshkrimeve të tjera, detyra e zbulimit të të cilave u takon studiuesve sipas saj.

E ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, Elena Kocaqi foli në lidhje me përmbajtjen duke shtuar se ky është dokumenti me i vjetër i Shqipes se shkruar të njohur deri me sot, është me i vjetër se Formula e Pagëzimit e 1462 dhe me i vjetër se Meshari i Gjon Buzukut i 1555.

“Ky dokument është zbuluar në 1906. Datimi i këtij dokumenti e nxirrte të shekullit të 13, se 14 po e po sepse letra i përket atyrë dy shekujve.

Ky shkrim është shkruar ne gjuhën Shqipe me germat e quajtura Greke dhe i përket fillimit te shekullit te XIV, pasi është gjetur në disa dorëshkrime te shkruara ne Koine Greke të kësaj kohe, apo fillimit te viteve 1300 por mund të jetë edhe i viteve 1200.

Ky është dokumenti me i vjetër i Shqipes se shkruar të njohur deri me sot, është me i vjetër se Formula e Pagëzimit e 1462 dhe me i vjetër se Meshari i Gjon Buzukut i 1555.

Dokumenti ka karakter fetar, pasi është një përmbledhje Ungjillore por rëndësia e tij qëndron tek shkrimi i gjuhës Shqipe, jo te përmbajtja e tij. Ashtu si pjesa Katolike Shqiptare që shkruante me shkronja Latine pjesë nga Bibla, ashtu edhe Ortodoksit Shqiptar kane shkruar Shqipen me shkronja Greke dhe kjo pjesë ka qenë e panjohur, madje e injoruar deri me sot.

Rëndësia e dokumentit është e jashtëzakonshme, pasi e çon Shqipen e shkruar të njohur ne një epoke me te hershme, megjithëse unë mendoj se duhet te këtë shkrime Shqipe me te vjetra sesa ky shkrim, pasi Shqipja del ne këtë forme qe është sot qe në fjalorin e Homerit.

Ky libër është ne tre gjuhe në Shqip- Anglisht dhe origjinali në Italisht. Brenda ka pjesë Greqisht dhe Latinisht gjithashtu. Përkthimin nga Italishtja, Greqishtja dhe te termave Latin ne gjuhën Shqipe i kam kryer vet po ashtu edhe përkthimin nga Italishtja dhe pjesët Greqisht dhe Latinisht ne gjuhën Angleze e kam kryer po unë me besnikërinë më të madhe të mundshme, megjithatë duke pasur të botuar dhe dokumentin origjinal, çdo kush mund te shoh edhe atë.

Ky dokument ndryshon historinë e Shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot. Asnjëherë nuk kam ndier emocione me te forta, sesa botimi i këtij libri, pasi rëndësia e tij për historinë e Shqiptarëve është e jashtëzakonshme. Kam hequr nga vetja me botimin e tij një ngarkese te madhe, pasi ishte vërtet një detyrim dhe nje përgjegjësi e madhe, botimi i tij për historinë e Shqiptarëve.”- tha Kocaqi.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu