Eleminohet ne qeli njeriu qe denoncoi vellain e presidentit ne trafiqe – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një person i akuzuar për trafik droge që kishte dijeni për përfshirjen e vëllait të presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez në dërgesa të mëdha kokaine, u gjet i vrarë në burg këtë fundjavë. Magdaleno Meza, i cili qëndronte prej një viti prapa hekurave për akuzën e pastrimit të parave, u vra gjatë një përleshje mes të dënuarve në burgun e El Pozo, njoftojnë zyrtarisht autoritetet. Avokati i tij, Carlos Chajtur u shpreh për mediat se Meza u sulmua nga dy persona të armatosur që kishin si qëllim ta ndalonin atë të dëshmonte për një çështje të madhe droge, për të cilën ishte thërritur për të dëshmuar dhe në Shtetet e Bashkuara. Kamerat e sigurisë brenda burgun shfaqin qartë sulmin ndaj Magdaleno Meza, i cili pasi u qëllua me armë, u godit dhe disa herë me thikë për t’u siguruar për vdekjen e tij. Politikani Juan Antonio “Tony” Hernandez, i cili u denoncua nga Meza, u shpall fajtor disa javë më parë për trafik droge në Shtetet e Bashkuara, në një çështje ku u akuzua dhe vëllai i tij president, i cili i mohoi në mënyrë kategorike akuzat.a2cnn

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu