Elbasan-Librazhd, rruga e rrezikshme nga gurët/ Në kthesën e Murrashit, probleme sa herë ka reshje

0
24
Gjigandi

Sa herë ka reshje të dendura shiu, po aq herë probleme në aksin rrugor Elbasan Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit.

Rënia e gurëve nga shpati i malit është kthyer në një gangrenë për këtë aks rrugor dhe në një rrezik konstant për drejtuesit e mjeteve.

Nuk kanë munguar rastet kur rruga është bllokuar totalisht nga rënia e gurëve nga shpati i malit dhe janë dashur disa orë për ta pastruar e për të bërë të mundur lëvizjen normale të mjeteve.

Nuk kanë munguar edhe rastet e aksidenteve, teksa shoferët tentojnë të evitojnë gurët në rrugë krijohen përplasje mes makinave. Disa kohë më parë u tentuar të shembet me dinamit një pjesë e faqes së malit, por edhe kjo zgjidhje rezultoi joefikase. Për pasojë, derisa të ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit në këtë aks rrugor, në këtë pjesë të rrugës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes sa herë ka reshje, për shkak të rrezikshmërisë së madhe që paraqitet.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu