Elbasan, burrë e grua me koronavirus, një prej tyre dërgohet tek infektivi

0
Gjigandi

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes (10 korrik) në Elbasan. Burime bëjnë me dije se beht fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50 vjeç.

Paraprakisht dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit.

Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve u dërgua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës, citon ora news. Në raportin ditor mëngjesin e sotëm, gjatë 24 orëve në Shqipëri u shënuan 90 raste të reja ndërsa 2 persona fatkeqësisht humbën jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu