Ekzekutohet 18-vjeçari shqiptar në Kavalla

155

Një 18-vjeçar sështë vrarë me armë zjarri në Greqi. Ndërsa mediat raportojnë se ai është me kombësi shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës në Kavalla.

Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro, duke përforcuar idenë e policisë se i riu është viktimë e një konflikti për shkak të trafikimit të drogës.

18 vjeçari, i cili banonte në Kavalla, u gjet i shtrirë i mbuluar nga gjaku.

Zyrtarët e policisë po hetojnë, ndërsa raportohet se kanë shoqëruar një person të dyshuar. Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz
You might also like
Comments