Eksperti: Tatuazhi që nuk duhet të keni në trupin tuaj, ja arsyeja

0
Gjigandi

Një tatuazh shumë specifik që artistët e tatuazheve thonë se njerëzit duhet ta shmangin është emri i partnerit tuaj. “Mos e bëni, është si një mallkim, ndoshta do të ndaheni javën tjetër nëse e bëni”, tha në TikTok një artist nga Markd Tattoo në Australi. “Nuk do ta rekomandoja”.

Çiftet që bëjnë tatuazh emrat e njëri-tjetrit mund të duket diçka e ëmbël dhe simpatike për të treguar vlerësim, por është një gabim i madh që e paralajmërojnë artistët e tatuazheve.

Tre artistë të tjerë në dyqan gjithashtu ndanë të njëjtin mendim, pasi që shpesh njerëzit i bien pishman dhe me këtë rast detyrohen ta mbulojnë me një tjetër tatuazh që i bëhet edhe më shtrenjtë.

Megjithatë një nga artistët e dyqanit ndau një përjashtim nëse doni ta bëni tatuazh emrin e dikujt.

“Mos e bëni vetëm nëse jeni të martuar me të, ose keni fëmijë”, tha artisti. “Nëse jo, ju sjell fat të keq”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu