Eksperti i Mjekësisë iu ankua Ramës për ministrinë e Bujqësisë, kryeministri: Do e shohim hallin tënd

0
34
Gjigandi

Kryetari i dhomës së Bimëve mjekësore dhe esencave të Shqipërisë, Xhevit Hysenaj ka qenë i pranishëm në mbledhjen e qeverisë për amnistinë fiskale.

Hysenaj tha se shuma e vendosur prej 2mln euro për amnistinë është e madhe, ku sugjeroi që të ketë një ulje të taksimit.

Sakaq shtoi se ministria e Bujqësisë i ka mbyllur derën, kur atij i është dashur ta çojë çështjen në gjykatë. Në këtë pjesë ndërhyri kryeministri Rama, duke i dalë në mbrojtje ministres ku tha se askujt nuk i mbyllet dera, si dhe çështja do rishikohej.

Pjesë nga dialogu:

Hysenaj: Ne si shoqatë nuk kemi për të deklaruar shumë. Nuk ngelët më për diskutim, jo më dhe pak, jo më dhe shumë. Kam sy sugjerime të vogla, nuk duhet të jetë shumë 2 mln euro. E jo 7% për të gjithë. I mbaja dhe unë, e nga 15% që do paguaja, paguaj 7. Do marr shembull konkret për veten time. Zbatimi i ligjit ishte fantastik. Në fund të fundit, ai Delialliasi më kërkoi ta respektoja. Ai bëri 600 faqe raport, ku hyra dhe ku dola. Fatmirësisht jam i rregullt dhe e di ku kam hyrë dhe kam dalë. Vendosni afate, nëse regjistrimi i personave dhe përfituesit duhet që të kenë afat. 9 herë e kam aplikuar për të regjistruar partnerin amerikan, në fund fare. Takova drejtoreshën e kërcënova se do e çoj në gjyq. Më kërkuan dokumentet që kisha dërguar. Zonjë Krifca, miken time e kritikova. Unë i sugjerova diçka, ajo më mbylli dyert e ministrisë.

Rama: Nuk di të them për rastet që solle, e nuk besoj se ia kemi mbyllur derën ndokujt. Përkundrazi, por për t’u kthyer tek thelbi i çështjes, para disa kohësh, kur isha kryetar bashkie, më kërkoi ndihmë një ambasadë për të blerë një godinë. I kishin vënë syrin dhe nuk e shisnin dot. Ai që e shiste tha që si t’ja shes, kur i duan të gjitha me letra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu