Ekspertët japin alarmin, medikamenti i rrezikshëm te mishi i pulës shkakton dëme të pariparueshme

47

Pas hormoneve, konservantëve, apo pluhurit të allçive, së fundmi shqiptarët po marrin nëpërmjet ushqimit dhe medikamentit për shpendët, të quajtur “dimetradizol”, që është shumë i dëmshëm për shëndetin.

Ky medikament në Shqipëri futet në mnëyrë të paligjshme dhe kushton 70 euro, raporton Top Channel. Fermerët ia japin pulave, por pa menduar se çfarë pasojash mund të ketë te shëndeti i njeriut.

Sipas mjekut infeksionit Pëllumb Pipero, ky medikament mund të dëmtojë fetusin në barkun e nënës, si dhe mund të shkaktoj kancer në organet e njeriut.

Pipero tha:

 Pashë me shumë vëmendje dëmet potenciale, ku në radhë të parë ishin mbi gratë shtatzëna. Pra ka efekte të thella teratogjene, që do të thotë dëmtime të shëndetit të fëmijës në barkun e nënës. Mund të shoqërohen me anomali fizike, mendore, apo dhe abortime të parakohshme të fëmijës. Një tjetër efekt anësor mjaft i rëndë është efekti kancerogjen, veçanërisht në traktin riprodhues dhe ushqyes të nënës me gji, por edhe në organe e inde të tjera të organizmit.

Ai ka shtuar më tej se ky medikament mund të deformojë kodin gjenetik, duke shkaktuar dëmtime të pariparueshme. Sipas Piperos, edhe nëse nuk ndiejmë efekte anësore në trupin tonë, ndryshimet gjenetike do t’i pësojnë fëmijët tanë.

Mjeku shton:

Një efekt tjetër i rëndë anësor janë ndryshimet kromozomike. Nëse ne konsumojmë mishin apo vezën për disa vite dhe nuk ndiejmë efekte anësore në trupin tonë, duhet të jemi të sigurtë që ndryshimet e rënda gjenetike do t’i pësojnë fëmijët tanë. Ky është efekt i pariparueshëm.

Përgjegjëse për monitorimin e farmacive veterinare është Drejtoria Rajonale Bujqësore, e cila nuk e kryen siç duhet punën e saj.

You might also like
Comments