Ekskluzive/ SKANDAL në sistemin e shëndetësisë, 3500 EURO një operacion tek kardiologjia

56

Ndodh shpesh që në Shqipëri të përballemi me raste abuzive në lidhje me sistemin shëndetësor, por kjo gjë bëhet akoma më e rëndë kur “pazaret” e mjekëve tejkalojnë çdo pritshmëri.

3500 euro i kushton sot një qytetari operacioni në repartin e kardiologjisë në QSUT. Vlerë monetare kjo e cila 3000 shkon për mjekun “shef” dhe 500 bakshishe të tjera lartë e poshtë.

Nëse dikujt i duket e pa besueshme,ju ftojmë të pyesni çdo person që i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale tek kardiologjia.

Nga një monitorim i bërë prej stafit tonë kemi konstatuar që një qytetari i cili duhet të kryej me urgjencë ndërhyrjen, duhet të presi 3 muaj.

Pra, urgjencë sot quhet pritja 3 muaj për kryerjen e një operacioni, ose ke alternativat si p.sh kryerja e operacionit në një prej spitaleve private, vlerë e cila shkon 6000-6500 euro apo duke futur dorën në xhep gjatë shtrimit në QSUT e duke paguar ato 3500 euro, të cilat një familje shqiptare e ka të pa mundur ti ketë kursime.

E pikërisht kjo është shëndetësia jonë sot, e kësaj ministre e cila bën vetëm show dhe asnjë punë konkrete, e këto mund ti duken të pa besueshme, por shefat që ajo ka caktuar i bëjnë.

,

You might also like
Comments