EKSKLUZIVE-FOTO/ Gjendja e minorenit që u aksidentua te MEGATEK. Dionis Teqja punëson të mitur dhe afganë. Detajet e një skandali (Pamje të rënda)

0
Gjigandi

Më datë 7. 7. 2022, dy të mitur ranë bashkë me koshin e vinçit duke punuar në MEGATEK.
Mjeti i punës, që drejtohej gjithashtu nga një minoren, për shkak të peshës që po ngrinte, duke përfshirë dhe dy minorenët, në lartësinë 9 metra, është këputur.

Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha bien në tokë dhe pësojnë dëmtime të rënda. Stafi i MEGATEK-ut, prezent në vendngjarje, nuk ka arritur t’i shkojë në kohë të miturit, duke mbetur për një kohë relativisht të gjatë pa asnjë lloj ndihme.
Ndërkohë, personi që drejtonte vinçin, bashkëmoshatar dhe bashkëvuajtës më viktimat, nga skena që pa, i ra të fikët dhe sot ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
E martë, data 19. 7. 2022, jemi plot 12 ditë nga aksidenti, që për pak mund t’i merrte jetën Emanuelit dhe Klajdit.

RonaTyra

Të miturit vazhdojnë të jenë të shtruar në spitalin e Traumës, me dëmtime të rënda, ku me fatali është ai i shkëputjes së legenit nga pjesa tjetër e gjymtyrëve. Është arrestuar për këtë ngjarje personi ndoshta më i parëndësishëm i kësaj historie. Prangat ranë mbi mbikëqyrësin e punimeve.
Formë e njohur për të shpëtuar personin direkt që ka kryer krimin. Dhe ky është as më shumë e as më pak se vetë pronari i MEGATEK, Dionis Teqja.
Të miturit nuk i ka punësuar mbikëqyrësi i punimeve. Ata i ka punësuar kompania me “bekimin” e Dionis Teqes. Emanuel Alla, Klajdi Dusha dhe minoreni tjetër që drejtonte vinçin nuk janë të vetmit nën moshë që punojnë te MEGATEK. I gjithë sektori ku ka ndodhur aksidenti është i mbushur me fëmijë nën moshë, si dhe me shtetas afganë.
Dhe të gjithë këta, askush nuk do t’i punësonte pa urdhrin e skllavopronarit Dionis Teqja, por shteti heshti. Inspektorati i Punës, sot e kësaj dite, nuk ka një deklaratë zyrtare për ngjarjen (ashtu siç nuk e ka idenë që në MEGATEK ka persona që punojnë në të zezë). Ashtu siç heshti spitali Hygeia, aty ku u dërguan me urgjencë, për të mos u pranuar e për të zënë vend te Spitali i Traumës, heshti dhe vetë ky institucion që po i kuron. Nuk pati njeri guximin të ngrejë gishtin e akuzës ndaj skllavopronarit Dionis Teqja.
Në një gjest të theksuar hipokrizie, me rastin e festimeve të fundvitit, Dionis Teqja shfaqet në një spot duke reklamuar “dashurinë” që ai dhe MEGATEK kanë ndaj fëmijëve. Realiteti është ky fëmijë i sakatuar, në shtratin e spitalit ushtarak, pasi për pak la jetën, në përpjekje për të pasuruar Dionis Teqen

Imazhet janë të rënda dhe Abc24.alështë munduar t’i censurojë sa më shumë, por dëmtimet makabre në trupin e Emanuel Allës janë të dukshme. Kartela klinike e tij (të cilën e disponojmë) flet për një gjendje tejet shqetësuese me gjymtyrët, sidomos në anën e majtë të trupave të dy minorenëve.
Paratë që Dionis Teqja u ka ofruar familjarëve për të mos folur, si dhe presioni mediatik dhe kriminal që po ushtrohet që kjo ngjarje të mbahet e izoluar, nuk do të na ndalojnë që të bëjmë transparencën e plotë të këtij akti barbar, ndaj të cilit edhe sot, pas 12 ditësh, kompania MEGATEK dhe Dionis Teqja heshtin./Abc24.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu