Egjipti dhe Izraeli pranë marrëveshjes për gazsjellësin

0
Gjigandi

Kompanitë egjiptiane dhe izraelite të energjisë kanë thënë se dy vendet e tyre pritet që brenda pak ditësh të arrijnë marrëveshje për gazsjellësin që do të kalojë nëpër territoret e Egjiptit dhe Izraelit.

Kompania amerikane e energjisë, Noble Energy, kompania izraelite, Delek, dhe kompania egjiptiane, Egyptian Gas Co, kanë bashkëpunuar në një projekt, sipas të cilit Egjipti do të importojë gaz natyror nga Izraeli përmes gazsjellësit që do të kushtojë 518 milionë dollarë.

Disa partnerë tregtarë në Izrael janë pajtuar që të shesin sasi të përgjithshme të gazit në vlerë prej 15 miliardë dollarësh.

Egjipti dhe Izraeli nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën. Këto vende ishin në gjendje lufte në vitin 1948, ndërsa marrëdhëniet e plota diplomatike mes vete i kanë filluar tek në vitin 1980.

Sidoqoftë, prej asaj kohe, Egjipti dhe Izraeli kanë paqe mes vete dhe janë bërë partnerë strategjikë, shkruan “Reuters”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu