Effa në Istog

0
Gjigandi

Klubi i Istogut ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ballkanin, për huazimin e futbollistit nga Kameruni, Effa Lazare Tristan Dylan.

Effa është 19-vjeçar, këmbëshpejtë, pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ai ka qenë pjesë e Kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit.

Në edicionin e fundit, Effa ishte lojtari më i dalluar te juniorët e Ballkanit. 

Ballkani në kategorinë e juniorëve është shpallur kampion i Kosovës.

Futbollisti i ri nga Kameruni, Effa në Istog është huazuar nga Ballkani për një vit.

RonaTyra

“Falënderojmë klubin e Ballkanit për bashkëpunim. Effas i dëshirojmë mirëseardhje në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit istogas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu