Eduart Grishaj tregon vendin ku do bëhet dasma dhe zbulon një detaj për emrin e djalit

0
Gjigandi

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku së shpejti. Ndërkohë që Arbana tregon shumë pak për periudhën e pritjes së ëmbël, Eduarti ka dhënë si rrallëherë një intervistë në “Pushime On Top”, ku mes të tjerave ka folur edhe për jetën private dhe për ndjesitë si baba i ri.

Eduarti ka rrëfyer se ai dhe Arbana e kanë zgjedhur destinacionin e dasmës, edhe pse ende nuk kanë vendosur një datë.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet te gjërat e bukura”, -është shprehur ai.

Ndërsa për sa i përket ndjesisë si baba i ardhshëm, regjisori ka thënë se në fillim ishte shumë emocionuese, më pas me kalimin e kohës çdo gjë u kthye në normalitet.

Eduarti ka zbuluar edhe një detaj për emrin, duke pranuar se do të jetë një emër tipik shqiptar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu